Për mirë a për keq, liderët e Grupit C, janë gjithnjë në lëvizje. Edhe pse nga njëri takim në tjetrin, duke folur me mijëra, ata gjithnjë dërgojnë sinjale jo- verbale që formon një trajtë në opinion sikur këta janë lider autentik dhe të besueshëm.
Një studim tregon se ndërtimi i balancave të pushtetit dhe autoritetit me ngrohtësi dhe ndjeshmëri, është thelbësore. Në qoftë se gjuha zbatuese e trupit përçon shumë sinjale pushteti, atëherë paraqitesh i ftohtë. Por ndjeshmëria dhe ngrohtësia shumë e madhe mund ta mënjanojnë fuqinë e komandimit.
Ja disa sugjerime të rëndësishme:
Ec drejt.
Në kohën që flet para turmave, të mëdha a të vogla qofshin, një lider duhet të mbajë qëndrimin drejt dhe të mos anohet nga njëra apo nga tjetra anë- thotë Carol Kinsey Goman, një instruktor zbatues dhe autor i librit me titull “Gjuha e heshtur e liderëve”.
Koka mund të anohet ngadalë prapa, por jo shumë; ndryshe, personi mund të konsiderohet si arrogant.
Buzëqesh.
Buzëqeshjet mund të jenë me masë sepse shumë buzëqeshje të bën që të dukesh i dobët. Buzëqeshja më efektive është ajo që fillon shumë e vogël dhe rritet teksa personi hyn në sallë ose lëviz nëpër skenë, thotë zonja Goman.
Kontaktet me sy.
Ky është “efekti i kyçit të artë” me kontaktet me sy, thotë zonja Goman. Shumë kontakte të vogla me sy mund të të bëjnë të pabesueshëm, ose edhe mashtrues; por shumë kontakte me sy mund të të bëjnë si “njeri i ngjitur”. Më e mira, sipas zonjës Goman që të hedhësh shikimin në një trekëndësh që formojnë vetë sytë dhe të shkosh përpara. Të shikuarit nën sy është një gjë e papërshtatshme.
Cakto një pikë.
Teksa vëzhgojnë që të gjejnë pikën e duhur, liderët mund të piketojnë “gjithë dorën” më shpesh se vetëm gishtin tregues’ thotë Joe Navarro, ish agjent i FBI dhe autor i librit “ Çfarë po tregon secili”. Studimet me anëtarë jurie kanë nxjerrë në pah se duke piketuar me vetëm gishtin tregues, kjo e bën personin agresiv dhe gjithashtu jurinë e vë në kushte jo komode,
Gjeste paqësore.
Ka njerëz që prekin qafën shpesh, shtypin ose lëvizin këmishën ose kollaren, ose kruajnë kokën e fusin gishtat nëpër flokë dhe duken të shqetësuar e nervoz. Këta kaun për të djegur energji negative- sipas zotit Navarro. Liderët duhet t’i shmangin këto sjellje, gjë që do të thotë se kanë nevojë që të rivendosin një situatë komforti me qëllim që të lehtësojnë bashkëpunimin.
Në lëvizje.
Liderët qëndrojnë prapa diçkaje, (tavolinë, raft librash), etj. Por edhe mund të lëvizin rreth skenës duke folur, me qëllim që të krijojnë energji dhe të angazhojë audiencën- thotë Amy Cuddy, profesor i Shkollës së Biznesit në Harvard; si dhe autor i librit “Prezenca.”. Duk ecur, duke pozuar dhe përsëri duke ecur- kjo funksionon, thotë Ammy Cuddy. Po tgë lëvizësh shumë atëherë dukesh njeri i parregullt.
Fuqi dhe heshtje.
Duke folur ngadalë dhe duke heshtur herë pas here, kjo i bën liderët më autoritarë. Sa më shpejt të flisni, aq më pak autoritet do të tregoni para audiencës, thotë zonja Ms. Cuddy .
Nga: Ms. McConnon
Ms. McConnon është shkrimtare në Neë York. Mund të komunikoni me adresën:reports@ësj.com.