Më 26 shkurt 1802 lindi poeti, shkrimtari, dramaturgu, politikani dhe akademiku Viktor Hugo.
Ai është një nga shkrimtarët më të famshëm francez të shekullit XIX.

Ndër romanet e tij më të famshme janë “Katedralja e Parisit” (Notre-Dame de Paris,1831) dhe “Të Mjerët” (Les Misérables, 1862), ndërsa përmbledhjet me poezi që kanë hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore janë “Gjethet e vjeshtës” (Les Feuilles d’automne, 1831) dhe “Soditjet” (Les Contemplations, 1856).

Shkrimet e tij të ndryshme e kanë përjetësuar si babain e “romantizmit”.

Ai është autor i fjalimeve të shumta politike konkretisht mbi arsimin, në Dhomën e lartë të Asamblesë kombëtare.

VERITAS.COM.AL/

(FOTO: Faqja e parë e librit ‘Notre- Dame de Paris’, e përkthyer si “Katedralja e Parisit))/