Në kulmin e verës, malazezët janë zakonisht të preokupuar me ‘ftohjen ‘në ujërat përgjatë bregut të Adriatikut. Këtë vit, i nxehti është bërë edhe më përvëlues, pas presidenti Trump e karakterizoi këtë komb të vogël si “shumë agresiv”dhe të aftë që të shkaktojë luftën e tretë Botërore.

Saktësisht një vit pasi republika e ish- Jugosllavisë iu bashkua NATO-s, kur Trump vuri në dukje – në një intervistë për Fox News, ditën e Martë- se malazezët janë të ashpër dhe mund të nisin luftën e  tretë botërore. Më vonë u konstatua se fjalët e Trump fluturuan dhe shkaktuan dhimbje në Malin e Zi.

I pyetur nga Tucker Carlson në bisedë rreth Nato-s dhe politikave të përbashkëta të mbrojtjes, pyeti presidentin Amerikan: “Pse duhet të shkojë djali im që të mbrojë Malin e Zi nga sulmet?”.

Atëherë presidenti Trump u përgjigje: “E kuptoj se ju po toni të njëjtën gjë që po them edhe unë. Unë kam bërë të njëjtën pyetje”…

“Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë… Ata janë njerëz shumë agresiv. Ata mund të agresohen dhe, urime, ne jemi në luftën e tretë”, tha presidenti.

Ditën e Enjte, pas 48 orë që u thanë këto fjalë, qeveria e Malit të Zi reagoi duke mbrojtur rolin e saj si “shtet stabilizues”dhe duke thënë se janë krenar që radhiten mes 29 shteteve anëtare të aleancës ushtarake.

Veritas.com.al/