
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë kthyer në një trend mbarë botëror ku investitorët dhe përdorues të ndryshëm të platformës Polymarket po vënë bast se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Sipas asaj që tregohet deri më tani 97% e përdoruesve të kësaj platformë kanë investuar paratë e tyre duke zgjedhur Kryesocialistin Edi Rama si politikanin që do të fitojë në 11 maj.
Janë vetëm 2% e personave që kanë vënë bast që mendojnë se zgjedhjet parlamentare do të fitohen nga Kryetari i Opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
E thënë ndryshe në volumin monetar i cili është përdorur në këto baste është mbi 78 mijë dollarë për Kryeministrin Rama dhe rreth 32 mijë dollarë për Kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Përqindjet më pas vijojnë me më pak se 1% të atyre që kanë investuar paratë e tyre për Arlin Qorrin e Lëvizjes Bashkë, Kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, Dashamir Shehi, Agron Shehaj dhe politikan të tjerë.
Polymarket është një platformë e decentralizuar kriptomonedhash ku qytetarët vënë bastet e tyre për ngjarje të rëndësishme botërore siç janë për shembull zgjedhjet parlamentare në Shtetet e Bashkuara apo zgjedhja e një pape të Ri.
Nëse ve bast per fitoren e Rames, marzhi i fitimit është i ulët. Nëse vë bast për Berishën, marzhi i fitimit është i lartë. Por Kuotat për ata që njohin bastet, janë të qarta. Dhe në këtë rast, nuk është lajm i mirë për PD. Fitoren e saj nuk e kuotojnë as kompanitë e basteve./
Komente