Nga: L. Skiro/

Sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë Socialiste, gjatë një takimi me ministrat e qeverisë së tij, kreyministri Rama, ka lëshuar sinjale shumë të forta kundër ‘papastërtisë’ së krimit në rrugë dhe në administratën shtetërore.

“Na duhet një luftë për pastrim në të gjitha nivelet’- ka thënë Rama- duke shtuar se nënkupton luftën kundër të keqes në administratë, kundër korrupsionit dhe për pastrimin fizik në rrugë.

Në momentet aktuale kur edhe Shtetet e Bashkuara o kërkon loftë kundër krimit të organizuar, si një prioritet të politikës në Shqipëri, kryeministri shtron platformën e luftës brenda qeverisë së tij dhe partisë Socialsite. “Pastrim, ndërshkim e luftë”, tha ai.

Me këtë rast kryeministri merr në dorë përgjegjësinë për të luftuar krimin që nga pozitat e ekzekutivit. Opozita, e cila ka iniciuar teorikisht luftën “për dekriminalizimin”, tani duket se ka rënë në heshtje ndaj kësaj çështjeje, ose ka vënë prioritete të gabuara si reforma zgjedhore ose çështje të tjera të cilat mund të presin para emergjencës së luftës kundër krimit të organizuar në shtet.

Veritas.com.al/