(Foto: Tanke turq që janë përfshirë në operacionet ushtarake kundër shtetin islamik kthehen nga Siria).
Avionë të panjohur kanë bombarduar të mërkurën, një fshat në provincën naftëmbajtëse të Deir ez-Zor, në lindje, e kontrolluar nga shteti islamiks.
Të paktën 22 civilë, përfshirë 10 fëmijë, janë vrarë në bombardimet ajrore nga avionë të paidentifikuar në një fshat të kontrolluar nga grupi i Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, ka bërë të ditur të mërkurën “Observatori sirian për të drejtat e Njeriut” (OSDH). Civilët e vdekur u përkasin dy familjeve nga fshati Hojna në krahinën naftëmbajtëse të Deir ez-Zor, e cila kontrollohet pothuajse tërësisht nga Shteti Islamik dhe rregullisht në shënjestër nga aeroplanët e koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Deir ez-Zor është e vetmja krahinë siriane që kontrollohet pothuajse tërësisht nga Shteti Islamik. Regjimi i Bashar al-Assad zotëron vetëm një pjesë të kryeqendrës së saj me të njëjtin emër. Provinca e dytë më e madhe e Sirisë, pas asaj të Homsit (në mes), ajo kufizohet me Irakun.
Autor i krimeve në Siri dhe Irak, si edhe atentateve të përgjakshme sidomos në Evropë, Shteti Islamik është aktualisht shënjestër e ofensivave ushtarake në shumë fronte në Siri si dhe Irak, ku ai kish shpallur në vitin 2014 një “kalifat”. Në Siri, grupi është shënjestruar sidomos nga avionët e koalicionit, të Turqisë, regjimit sirian dhe aleatit të tij Rusisë në krahinat e Alepit (në veri), Deir Ezzor dhe Raqa (verilindje) kështjella e tij më simbolike.