Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se situata në Lindjen e Mesme është kritike, duke nënvizuar se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është ajo diplomatike.
Sipas von der Leyen, ka një shpresë të re për popullin e Iranit dhe Bashkimi Evropian mbështet të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre.
Në të njëjtën kohë, ajo shton se duhet bërë gjithçka është e mundur për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe që Irani të ndërpresë sulmet e tij ndaj shteteve fqinje dhe sovrane.
“Stabiliteti i Lindjes së Mesme është thelbësor dhe e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është diplomatike, me ndalimin e programeve bërthamore dhe balistike dhe me fundin e veprimeve destabilizuese në rajon, tha më tej Presidentja e Komisionit Evropian./
Komente