Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë të enjte të 1 qershorit me liderë të rajonit.

Në prag të samitit evropian, në një tryezë janë mbledhur: Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Zeljka Cvijanoviç.

Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi”, shkroi presidenti serb.

Ai theksoi se u diskutuan ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të “kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”.