Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike me A2, ka deklaruar se “pasgoditjet kanë vijuar, por po bie frekuenca e tyre”.
“Nga ecuria e aktivitetit sizmik, pas goditjes kryesore do të ketë pasgoditje me magnituda më të vogla, asnjëherë nuk është arritur një pasgoditje që të barazojë magnitudën kryesores. Aq më tepër për zonën e Tiranës nuk duhet të ketë panik, pasi nëse intensiteti është i theksuar në epiqendër, në Tiranë ndihet 1 shkallë më e ulët, kështu që efektet janë të pallogaritshme”, sqaroi Ormeni.
Sizmologu nënvizoi se “nuk duhet të ketë panik mes popullsisë, pasi pasgoditjet janë proces normal dhe të parrezikshme pas tërmetit kryesor”.
Veritas.com.al/