
“Më 11 maj do të duken qartë dhe pastër të gjitha gjërat”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa iu përgjigj komenteve të ndjekësve të tij në rubrikën “Sy më Sy”.
Rama gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, duke thënë se nuk kanë as parti, por janë kthyer në një “qamet të madh”.
Mes të tjerash kryeministri nënvizoi se është parë tashmë që nuk kanë kundërshtarë.
“Patronazhistët janë në super formë dhe patronazhimin e kemi ngritur në një nivel tjetër. I kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni sepse janë shumë të fokusuar tek kjo punë dhe janë vërtet qeliza të PS, dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim themelor mes nesh dhe të tjerëve, se ata nuk janë parti, nuk kanë parti. E patë vetë se çfarë ndodhi me Primaret, nuk janë parti janë gjymtyra të shpërndara është qamet i madh”, është shprehur Rama.
Sa i përket kritikave lidhur me vendet e punës, kryeministri Rama u shpreh se 300 mijë vendet pune sot janë reale.
“300 mijë vende punë ua thashë, është shumë e thjeshte merrni regjistrin dhe shihni sa të punësuar kishte në Shqipëri dhe sa janë sot. Do shihni që janë fakte, jo muhabet. Kur flas për papunësinë dhe disa thonë është ulur popullsia dhe është ulur papunësia. Nuk funksion kështu, por bazohet tek forca e punës”, tha Rama.
Komente