
Socialistët kanë ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit.
Edi Rama do të mbledhë këtë premte në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës. Të pranishëm pritet të jenë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.
Kjo mbledhje ka për qëllim mobilizimin dhe koordinimin e strukturave për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.
Drejtimi i fushatës i është besuar zv kryeministres Belinda Balluku, ndërsa socialistët do të tentojnë ta drejtojnë sërish bashkinë e Tiranës me Ogerta Manastirliun
Komente