Vetë PD ka hedhur në rrjetet sociale disa tipa pikantë që do të votojnë nesër për kryetarin e ri të PD. Mes tyre është edhe Lekë Plepi, një blogist i famshëm, që ka siguruar një numër shumë të madh ‘fansa’ përmes përdorimit të gjuhës dhe arsyetimit vulgar.
Ka qenë disa herë ‘hero’ i programeve ‘tallava’ në televizionet tona; është nga emrat më publik për shkak të promovimit televiziv.
Lekë Plepi, një fshatar nga Pulti i Dukagjinit, ka hyrë në kujtesën kolektive për shkak të banalitetit dhe jo të vlerës; por sidoqoftë emri i tij mbahet mend.
Kjo është ndoshta arsyeja pse zyrtarët e PD e kanë promovuar në faqet e PD.
Veritas.com.al/