Zëvendëspresidentja Kamala Harris ndodhet në një avantazh minimal prej dy përqindësh kundrejt republikanit Donald Trump.

Të dhënat janë marrë nga sondazhet e fundit ndërkombëtarë, citon Reuters. Sondazhi i ri, i kryer të hënën dhe të martën, pasoi si Konventën Kombëtare Republikane ku Trump zyrtarisht pranoi nominimin dhe njoftimin e Biden se ai po largohej nga gara dhe do të mbështeste Harris. Harris, kryeson kundrejt Trump me 44% nga 42% në sondazhin kombëtar, një diferencë brenda një marzhi gabimi prej 3 për qind.

Por edhe pse sondazhet mbarëkombëtare japin sinjale të rëndësishme të mbështetjes amerikane për kandidatët politikë, një pjesë e vogël e shteteve zakonisht e shfaqin diferencën në Kolegjin Zgjedhor të SHBA, i cili në fund vendos se kush fiton zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë, Kamala Harris në tubimin e saj të parë të fushatës që pas largimit të Joe Biden, ka sulmuar Donald Trump. Në një fjalim 17-minutësh, Harris deklaroi dobësitë e Trump, duke e krahasuar sfondin e saj si ish-prokurore me rekordin e tij si një kriminel i dënuar.

“Donald Trump dëshiron ta kthejë vendin tonë prapa. A duam të jetojmë në një vend të lirisë, dhembshurisë dhe sundimit të ligjit, apo në një vend të kaosit, frikës dhe urrejtjes? Grabitqarët që abuzuan me gratë, mashtruesit që grabitën konsumatorët, mashtruesit që thyen rregullat për përfitimin e tyre, prandaj më dëgjoni kur them, unë e njoh llojin e Donald Trump”, tha Kamala Harris, Zëvendëspresidente e SHBA.

Sakaq, Trump dhe aleatët e tij janë përpjekur ta lidhin Harrisin me disa nga politikat më jopopullore të Biden, duke përfshirë trajtimin e administratës së tij ndaj rritjes së emigrantëve në kufirin jugor me Meksikën. Në një telefonatë konferencë me gazetarët, Trump shprehu besimin në aftësinë e tij për të mposhtur Harris, duke vënë në dukje se kandidimi i saj i mëparshëm presidencial në 2020 nuk mbijetoi as deri në garën e parë të nominimit mbarëkombëtar.