Presidenti Trump ka një epërsi prej katër pikësh ndaj Joe Biden (D) në Michigan, zbuloi një sondazh i Zia Poll / Painter Communications i lëshuar këtë javë.
Zia Poll zhvilloi sondazhin 11-18 tetor midis 2,851 votuesve të mundshëm dhe gjeti që Trump kryeson mbi Biden me 49 përqind në 45 për qind të ish zëvendespresidetit, duke marrë parasysh marzhin e gabimit +/- 2.5 për qind të studimit. Tre për qind e votuesve mbeten të pavendosur, dhe dy për qind zgjodhën një kandidat tjetër.
Trump gjithashtu gëzon një avantazh dyshifror për sa i përket entuziazmit të votuesve. Tetëdhjetë e pesë për qind e mbështetësve të Trump thanë se janë “shumë të ngazëllyer për kandidatin e tyre”, krahasuar me 70 për qind të mbështetësve të Biden që thanë të njëjtën shpresë për presidencën e Demokratëve.
Votuesit mbeten relativisht të ndarë për çështjet që i shqetësojnë më shumë. Njëzetetre për qind thanë se janë më të shqetësuar për vendet e punës dhe ekonominë, pasuar nga kujdesi shëndetësor dhe koronavirusi kinez (22 për qind), dhe rendi dhe ligji (21 për qind).
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 45 për qind e votuesve planifikojnë të votojnë në Ditën e Zgjedhjeve, ndërsa 55 për qind thanë se planifikojnë ta bëjnë këtë ose me postë ose në mungesë personalisht.
VERITAS.COM.AL