Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet gjetjet e sondazhit për qarkun e Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se PS fiton bindshëm në Tiranë me 48.9% ndërsa ndiqet nga PD me 42.6%. Rezultat zhgënjyes ka LSI me 2.3% që ndiqet më pas nga PSD, Vetëvendosje, Thurje, Lëvizja për Ndryshim.

Sondazhi i IPSOS-Top Channel për Tiranën është bërë nga data 15 deri ne 19 prill me 1029 të anketuar mbi 18 vjeç.