Përfaqësuesi i KE në Tiranë, Soreca, ka përgëzuar sot Policinë e Shtetit për rezultatet në luftën kundër krimit, duke përmendur bashkëpunimin për goditjen e grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave  që përmes krimit mashtronin qytetarët.

Ai ka thënë se lufta më e mirë kundër krimit është ‘të ndjekësh paratë’ dhe të sekuestrohen pasuritë kriminale.

“Shtetet anëtare të BE theksuan qershorin e kaluar nevojën kritike për rezultatet konkrete në luftën ndaj kanabisit që duhet të bëjë Shqipëria.

Rezultatet e sotme janë mbresëlënëse, pasi ka pasur ulje drastike të kultivimit të kanabisit. Unë përgëzoj Policinë shqiptare dhe GDF për këto rezultate.

Ne kemi parë dhe kemi dëshmuar këtë shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit, siç ishte goditja e 4 grupeve kriminale me arrestimin e 27 personave. Bashkëpunimi me agjencitë e BE do të sjellë rezultate edhe më të madha.

Parimi ‘ndiq paratë’ është thelbësor për të ndërprerë aktivitetet kriminale. BE do vijojë të asistojë Shqipërinë në luftën ndaj kanabisit”- tha Soreca.

Veritas.com.al/