(FOTO: George Soros)/

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán ka planifikuar të shpërndajë një “goditje knockout” kundër George Soros, ndërsa ministri i jashtëm i Hungarisë Péter Szijjártó tha për median shtetërore Ruse t se miliarderi 86 vjeçar është” në prapaskenën” e organizatave që mbështesin emigrantët e paligjshëm që të “dhunojnë kufijtë”.

Soros,një financier që bëri emër si “Njeriu që theu Bankat e Anglisë” në vitin 1992, është një nga ithtarët e dhunës mbi kufijtë dhe emigracionit masiv, i njohur në Shtetet e Bashkuara si një nga mbështetësit e aksionit  ‘Black Lives Matter’.

Sipas gazetës  “The Irish Times” qeveria e Orbanit të nënshtrojë afërsisht gjashtë organizata NGO që mbështesin George Soros që operojnë në Hungari. Zëdhënësi Zoltán Kovács tha se është e rëndësishme të dihet se kush i paguan ata, dhe ku i gjejnë fondet”, dhe “në qoftë se vijnë nga jashtë, a pritet që të ketë ndonjë hetim?”.

Në një intervistë të veçantë, ministri i jashtëm Péter Szijjártó pajtohet duke thënë se “në qoftë se këto janë NGO që financohen nga qytetarë të huaj, nga vende të tjera, nga qeveri të tjera, atëherë kjo duhet bërë e ditur për popullin”.

Përfaqësuesit e Partisë “Fidesz” thonë se është “shumë e qartë” se “Soros do që kjo qeveri të bjerë, ai do të gëzohej ta shikonte në zjarr këtë qeveri, sepse ai nuk i do arritjet tona, nuk i do politikat tona- por nuk është gorge Soros që mund ta marrë këtë vendim… është populli i Hungarisë që e bën këtë… Ne e konstatojmë si shumë anti-demokratike”.

/Veritas.com.al/