George Soros, miliarderi i fushatës së ‘kufijve të hapur’ ka nisur programin “media blitz” kundër Hungarisë, sipas njoftimit të qeverisë hungareze e cila është duke kryer konsultën kombëtare mbi planin financiar të krizës së emigrantëve.
Sekretari i Shtetit për Diplomacinë Publike, Dr. Zoltán Kovács ka përshkruar si , “Në një fushatë ekstensive mediatike, vetë George Soros iu bashkua debatit mbi të ardhmen e emigracionit në Europë me një media blitz Internacionale dhe Hungareze”.
Në një video- mesazh të transmetuar nga RTL Klub, televizioni më i madh i Hungarisë, Soros pohoi se është vërtet i dëshpëruar me atdheun e tij.
Csaba Csontos,një zëdhënës për degën Hungareze të Fondacionit të Soros ‘Shoqëria e hapur’ ka njoftuar se spekulatori që ‘theu bankën Angleze’ është duke nisur një program ekstensiv në media ‘si kundër fushatë’ kundër qeverisë për t’i treguat hungarezëve “rreth të vërtetës”.
Këtë javë, Soros ka dhënë një intervistë për median opozitare me qeverinë 168óra dhe për ‘Financial Times’.
Verritas.com.al/