Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëri-SHBA-së. Begaj publikuar letrën nga ambasada amerikane , e dërguar nga presidenti i Këshillit dhe ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së, Djafer Upi, e vitit 1922, në datën kur janë lidhur marrëdhëniet tona diplomatike me SHBA-në. Letra i drejtohet kryeministrit të vendit të asaj kohe.

‘28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipëri dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor  & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.’- shkruan Begaj.