Sot është 22 Marsi, dita kur revolta e qytetarëve shqiptarë të bashkuar në opozitë kundër regjimit komunist, fitoi të drejtën legjitime që të qeverisë vendin në fillim të vitit 1992.

Që atëherë ka kaluar shumë kohë; aq sa edhe në kujtesë kjo datë është zbehur. Sot, përveç disa mediave dhe disa eksponentëve të opozitës së kohës, rrallë se e ka kujtuar njeri tjetër

Zonja Edith Harxhi, eksperte e shquar e politikës ndërkombëtare, ka postuar një status në Twitter. Ajo shkruan:

“Ndoshta ka ardhur koha që zoti Berisha të kthehet në ballë, si e  vetmja figurë që mund të mbledhë, bashkojë e koordinojë të djathtën kundër të keqes së madhe.  De Gauli shqiptar duhet të kthehet. Bacë, ktheu e na pri.

Sot është 22 Marsi, dita e demokracisë sonë, por fatkeqësisht sot PD është më rëndë se kurrë, në një kohë që duhej të ngjallte shpresë përkundrejt dhunës politike, ekonomike dhe shoqërore të qeverisë aktuale. PD duhet të ringrihet dhe të ndalë krimin dhe korrupsionin”, shkruan zonja Harxhi.

Veritas.com.al/

harxhi per bashe berishe