Ambasada e SHBA në Tiranë kujton ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke theksuar mes të tjerash se “Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve”.

Ambasada shkruan në ‘Facebook’ se kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe dhe përkon me festën zyrtare shqiptare në nder të lumturimit të saj nga Vatikani.

Mesazhi i ambasadës amerikane:

Sot, më 5 shtator, është dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe dhe përkon me festën zyrtare shqiptare në nder të lumturimit të saj nga Vatikani.

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është vendosur me qëllimin për të sensibilizuar dhe nxitur njerëzit, shoqatat dhe palët e interesuara në të gjithë botën nëpërmjet punës vullnetare dhe veprimtarive filantropike. Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve.

VERITAS.COM.AL