Nga: L. Skiro/
(FOTO: Zoti Lu, zoti Rama dhe zoti Arvizu në moment hareje. Foto Arkiv)
Që në mëngjes sot, rreth orës nëntë, kryeministri Edi Rama, ka hapur derën e zyrës për dy diplomatët nga SHBA, ambasadori Lu dhe ambasadori Arvizu.
Të dy njihen si mbështetës “pa kushte” ndaj qeverisë Rama. Kësaj here të dy vijnë në zyrën e tij në rrethana të reja. Edhe tabela e basketbollit në zyrën e Ramës nuk tërhoqi vëmendjen e diplomatëve amerikan të apasionuar ndaj sjelljeve ekstra të kryeministrit.
Rrethanat botërore dhe rajonale kanë ndryshuar:
Arvizu nuk është më nëpunës i presidentit Obama, por i Presidentit Trump- një ndryshim radikal i botës politike. Nëse sekretarja e shtetit Clinton e influencuar nga Soros, e mbante në pëllëmbë të dorës zotin Rama, Arvizu nuk e ka këtë shije dhe as këtë mundësi.
Por edhe zoti Lu ka bërë disa ndryshime. Ai nuk e di në ç’pikë qëndron graviteti i tij zyrtar, prandaj nuk mund të tregojë dashurinë e mëparshme për zotin Rama. Aq më tepër që vjen me zotin Arvizu- tashmë ekspert narkotikësh në State Department; në një vend të mbjellë me drogë në sy të zotit Lu
Sa shumë gjëra kanë ndryshuar.
Por edhe Rama nuk është siç e la Arvizu. Atij po i kërkohet dorëheqja dhe qeveri teknike nga Opozita që nuk shkon në zgjedhje pa arritur në këtë kusht. Nga ana tjetër, aleati Ilir Meta tallet përditë me pozitëne kryeministrit dhe i krijon pasiguri.
Për këtë arsye, sapo e shikon veten në siklet, kryeministri lë Tiranën dhe pushon në kryeqytete të botës.
Sot dy ambasadorët kanë hyrë në zyrën e tij. Mediat e bëjnë si të madhe, sikur do t’i kërkojnë dorëheqjen ose do të bisedojnë për drogën.
Nuk besohet se në asnjë nga këto pika do të ketë përparim.
/Veritas.com.al/