![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/12/99414734_e892e99e-d9bb-43c8-8378-8982700a587a.jpg)
Protestat anti-qeveritare kanë vazhduar në Iran për të tretën ditë. Raportohet për demonstrata në shumë qytete. Protestat nuk ndalen edhe pse janë bërë thirrje dhe paralajmërime nga autoritetet shtetërore.
Në Universitetin e Teheranit, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e liderit Ayatollah Ali Khamenei, dhe janë përplasur me policinë.
Demonstruesit kanë injoruar paralajmërimet e ministrit të Brendshëm që qytetarët duhet të shmangin “grumbullimet e paligjshme”.
Ndërkohë mijëra demonstrues pro-qeveritarë dhe të paguar nga qeveria dolën për tubimet.
Protestat kanë nisur në veri- lindje të vendit ditën e Enjte, nisur nga standardi i jetesës, dhe deri të Premten u përhapën në gjithë vendin, në qytetet kryesore.
Veritas.com.al/