Erdhi muaji i kthimit të emigrantëve për pushime. Ky është sa muaj i gëzuar aq edhe rëndues për popullsinë ‘gia’ me densitet të lartë në vendin tonë.

Deri tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.

Policia Kufitare thotë se po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin, por megjithatë lëvizja në rrugë bëhet gjithnjë më e vështirë. Policia pranon se sot nga ora 07.00 deri në ora 09.00 ka pasur shumë ngarkesë në rrugë.

Përveç aksit Shkodër -Lezhë , që vijon të ketë shumë ngarkesë  që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të shtrira në të gjitha akset kryesore dhe në akset që të çojnë në plazhet e vendit.

Policia Rrugore po kryen kontrolle me Radar në versionin “autmomatik”, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë tej limitit të lejur duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në të gjitha plazhet e vendit, vijon patrullimi i punonjësve të Policisë me biçikleta dhe motoçikleta.

Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.

Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklistë.

Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit, turistët e vizitorët të telefonojnë në numrat 112 e 129 për çdo problem që mund të kenë, duke siguruar se shërbimi policor do t’ju vijë në kohën e duhur dhe cilësor.

 

Veritas.com.al/