Kryeministri Edi Rama thotë se kjo e sotmja është dita më e lumtur e jetës së tij politike.
“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore.
Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën”, tha Rama
VERITAS.COM.AL