Që nga mali i Dajtit dhe malet në lindje të tij, sot në mëngjes u shfaqen të mbuluara me borë. Bora ka mbuluar edhe zona të banuara si në Librazhd, Voskopojë, Dibër…
Në lartësitë mbi 1000 metra edhe gjatë ditës së sotme priten reshje bore.
Gjate ditës së sotme në Shqipëri parashikohet të jetë një mot me vranësira të ndërrueshme. Priten reshje shiu të herëpashershme, shtrëngata dhe stuhi lokale, si dhe reshje dëborë mbi 1000m në Veri-Verilindje.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim 1-22m/sek intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Shikimi 5-15km. Mjegull dhe mjegullinë për shkak të reshjeve. Deti do të ketë dallgë deri 6 ballë. Temperaturat parashikohen: Në vendet malore 4°/12°C; në vendet e ulëta 7°/16 dhe në bregdet 8°/17°C