Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë seancës së sotme plenare deputeti Artur Roshi zhvilloi një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.
Deputeti Roshi pyeti ministren se çfarë është bërë për të censuruar propagandën në filmat e komunizmit. Ministrja theksoi se do të ishte marrëzi që të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar.
Deputeti i Ballit Kombëtar, Roshi, pyeti ministren se çfarë është bërë për të censuruar propagandën në filmat e komunizmit. Roshi kërkoi që të dënohen dhe të ndalohen me ligj filmat sipas tij të propagandës sh të urrejtjes.
Ministrja theksoi se do të ishte marrëzi që të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Ministrja Margariti shtoi se adresimi i çështjeve të ngritura nga Roshi nuk marrin përgjigje nga Ministria e Kulturës.
‘Më lejoni ta filloj fjalën time me urimet më të sinqerta për gratë. Nuk mund ta fsheh se kur u njoftova për interepelancë mendja më shkoi tek sfida e mëdha, me gjunjëzimin që patën monumentet e Kulturës nga tërmeti. Deputeti Roshi është i shqetësuar për filmat e periudhës së diktaturës siç i quan ai, për lapidarët dhe për varrezat. Gjithë panik kërkon një interpelancë si mundësia e fundit për të treguar ekzistencën e vet në këtë vend. Janë të adresuara gabimisht këto çështje në ministrinë e Kulturës. Do të ishte marrëzi që Ministria e Kulturës të merrte përsipër të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Unë ju them me bindje se ka vdekur ajo kohë kur ndaloheshin dhe censuroheshin filma. Shqipëria e ka lënë pas këtë censuruar dhe ka zgjedhur rrugën e demokracisë. Qoftë arte pamore apo letërsi ato vlerësohen nga publiku. Janë krijimtari e mirëfilltë e skuadrave të mëdha. A jeni ju i gatshme të dënoni punën e qindra personave? Nëse keni frikë për brezin e ri që mund të infektohen nga propaganda, janë aq të hapur dhe të lexuar sa nuk do të shokohen nga propaganda. Krijimtaria artistike e krijuar para viteve ’90 është produkt i asaj punë dhe është dëshmi e gjallë sesi regjimi ndikon mbi to. Ministria e Kulturës mbështet kineastë dhe nuk censuron filmat e para viteve 90.’- tha Margariti.
Ministrja Margariti shtoi më tej se nuk do t’ja lejojnë vetes që të përsërisin gabimet e së shkuarës.
‘Ne nuk i lejojmë vetës që të përsërisim gabimet e së shkuarës, ne nuk mund të bëhemi censuruesit e rinj. Krijimtarinë e vlerëson koha dhe publiku. Nuk janë kompetencat e ministres ato, as vendosja e lapidarëve dhe përmendoreve.’- tha Margariti.
VERITAS.COM.AL