Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Kaja Kalllas shprehu mbështetjen e unionit për integrimin e Shqipërisë procesin e integrimit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo njoftoi lançimin e dialogut të parë për sigurinë dhe mbrojtjen, ku Bashkimi Europian sipas saj ka ofruar 13 milionë euro për të përmirësuar përgatitjen e Forcave të Armatosura në Shqipëri.

Sot do të lançojmë dialogun e parë për siguri dhe mbrojtjen me Shqipërinë. Po thellojmë bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Do ta zgjerojmë në fusha të reja si për të luftuar kërcënime hibride dhe siguri kibernetike, të luftojmë terrorizmin dhe menaxhimin e krizave. BE ka ofruar 13 milionë euro financime për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Kemi zgjeruar prokurimin për këtë çështje dhe këtë po e bëjmë me të gjitha vendet”.

Bashkëpunimi i Shqipërisë me BE, tha Kallas, shkon përtej sigurisë se ka agjendë për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme. Sipas saj nuk ka rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç reformave dhe ato janë të vështira.

“Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë se ka agjendë për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme, nuk ka rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç reformave dhe ato janë të vështira. Keni mbështetjen tonë të plotë për çeljen e grup kapitujve të tjerë dhe përmbushjen e standardeve në veçanti nën sundimin e ligjit. E ardhmja e BE është në BE”.

Përfaqësuesja e lartë e BE përmendi edhe marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës- Rrogozhinë, e cila theksoi ajo, do të sjellë vende pune e tregti, por edhe do të jetë korridor i duhur nëpërmjet shteteve anëtare dhe NATO-s sa i takon lëvizjes ushtarake.

“Pashë nënshkrimin e marrëveshjes 90 milionë euro për të ndërtuar hekurudhën nëpërmjet portit të Durrësit dhe Rrogozhinës. Ky projekt do sjellë më shumë vende pune e tregti dhe do ta lidhë Shqipërinë me fqinjët e BE dhe do jetë korridor i duhur nëpërmjet shteteve anëtare dhe NATO-s, sa i takon lëvizjes ushtarake”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *