Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, i cili u zhvillua për rreth dy orë këtë fillim jave në Pallatin e Brigadave.
Në mbledhje, e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe një pjesë e ministrave; ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Enea Karakçi, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Presidenti Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e fundit të SHISH, pas vendosjes nën masën e “arrestit në shtëpi” të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni. Shërbimi Informativ Shtetëror aktualisht drejtohet nga Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në institucion.
Komente