Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
14 Maj 2021

Krahu i Berisha- Metës i kërkon Bashës të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE. ‘Diplomatët nuk kanë punë me ne!’

Berisha dhe Meta tërheqin Bashën në linjën radikale pas humbjes së radhës. Gazetari që drejton televizionin e tyre thirrje kreut të PD-së që të mos lejojë hyrjen e ambasadorëve të SHBA-BE në selinë blu.

Adriatik Doci 

Sali Berisha po shton presionin mbi Lulzim Bashën, duke e tërhequr drejt linjës radikale dhe konfrontuese, pas pozicionimit pro qëndrimit në krye të Partisë Demokratike, edhe pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa ditë më parë, Berisha i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa mori në mbrojtje Ilir Metën. Me këtë qëndrim, Berisha kërkon vijimin e aleancës me LSI-së dhe bashkëpunimin me Metën, ndonëse partia e tij preku fundin në zgjedhje dhe kontribuoi për disfatën e opozitës. Në një kohë kur Basha vijon të heshtë për shkarkimin e Metës dhe mes PD-LSI kanë nisur akuzat e koduara, Berisha kërkon vijimin e aleancës me Metën, me të cilin e bashkon lufta kundër reformës në drejtësi dhe kundërvënia ndaj SHBA-BE.

Ndërkaq, sot, Basha ka marrë një tjetër mesazh, edhe me radikal, nga krahu i Familjes Berisha. Çim Peka, një gazetar që drejton një televizionin të familjes Berisha-Meta, i ka propozuar Lulzim Bashës ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA-BE. Sipas tj, Basha nuk duhet të lejojë ambasadorët e Perëndimit që të hyjnë më në selinë e PD dhe se ata nuk kanë më punë me opozitën.

“E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën. Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’”, shkruan Peka.

Propozimi radikal, për ndarjen e Partisë Demokratike nga SHBA-BE, është në linjën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit i shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe reformës në drejtësi, investimit më të madh të Perëndimit në Shqipëri. Sulmet ndaj Yuri Kim janë një nga arsyet sepse Kuvendi kërkon të shkarkojë Ilir Metën, i cili akuzohet se ka cenuar rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Megjithatë, Berisha e konsideron puç shteti shkarkimin e tij. Gjithashtu, ndërsa Lulzim Basha u përfshi në një dilemë për qëndrimin që duhet të mbante pas humbjes, Sali Berisha nxitoi duke i shpallur zgjedhjet të deformuara, si alibi për vijimin e kontrollit të partisë përmes Bashës.

VERITAS.COM.AL

Etiketa:

  • basha
  • Berisha
  • PD
  • SHBA
  • Më tepër

  • Radhë të gjata në kufirin e Qafë Botës, rreth 10 mijë shtetas hyjnë e dalin në 24 orë
  • Tërmeti i fortë godet zonën e Granadës në Spanjë, i katërti radhazi brenda pak ditësh
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA.
  • Trafik armësh nga Kosova për grupet kriminale në Shqipëri, arrestohen dy persona në Durrës.
  • Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në hapësirën ajrore të Letonisë.
  • Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht
  • Po i dorëzonte kokainë 26-vjeçarit, kapen dhe arrestohen dy të rinj në Tiranë.
  • Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ja orari
  • Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orët e fundit, 11 ende aktive
  • Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika
  • Të ngjashme

    Moody’s: “Shqipëria ka bërë progres, perspektiva “e qëndrueshme”
    Thaçi e sulmon Berishën për Presidentin Rugova, të cilin dëshironte ta vriste vetë.
    Pse u sulmua ambasadori i OSBE? ‘Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit’

    Më të lexuarat

    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 77 960 | |
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 77 698 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 68 478 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 60 983 | |
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton gjendet e vdekur.
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton ...
    Amerika | 23 766 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]


     

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]