Ka qenë krejt i ndryshëm ky mëngjes i sotëm. Mijëra prindër që janë ngritur heret për të bërë gati fëmijët për shkollë, dhe mijëra nxënës që nisen drejt shkollës… Policia e shtetit kishte paralajmëruar bllokim rrugësh për shkak të densitetit të lëvizjes, ndërsa politika kishte ngritur dilemat e veta mbi këtë ditë ‘milestone’ për shoqërinë.

Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 32 mijë vogëlushë që do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Për këtë vit të ri shkollor qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve që përdoreshin për tekste.

Shkollimi, kjo dashuri shekullore e banorëve të këtij vendi, vazhdon të mbetet ‘gara’ njerëzore drejt asaj që quhet e nesërme.

Veritas.com.al/