Këshilla e parë miqësore do të ishte që në mëngjes: ‘Merrni çadër me vete!’. Nga mbasditja nisin shirat dhe ulen temperataurat me 2-3 gradë
Pjesa më e madhe e vendit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.
Pasditja zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.
Veritas.com.al/