Pas pushimit prej fushatës zgjedhore, deputetët janë kthyer sot në sallën e parlamentit. Parlamenti miratoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e Urës mbi Bunës. Marrëveshja u votua edhe nga deputetët e opozitës.
Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m, ndërkohë që pritet të nisin punimet në zonë duke e kthyer këtë vend në një kantier ndërtimi. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm në 1km. Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet. Punimet pritet të nisin verën e këtij viti dhe të përfundojnë në gusht të 2024.