Partia Demokratike pritet të nisë zyrtarisht fushatën sot në orën 17:00, ndërsa përgatitjet kanë nisur tashmë për ngritjen e skenës.
Ajo që bie në sy është se ndonëse skena kryesore është ngritur te sheshi Nënë Tereza, fonia është montuar përgjatë gjithë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Për të respektuar rregullat e pandemisë, por edhe për të patur një çelje të fushatës me pjesëmarrje të madhe, organizatorët e PD-së kanë menduar që këtë bulevard ta mbushin me qindra makina, brenda së cilave do të qëndrojnë mbështetësit e kësaj partie.
Kjo do të thotë se për qytetarët e tjerë, bulevardi do të jetë i bllokuar për qarkullimin e mjeteve për të gjithë kohëzgjatjen e eventit.