Të gjitha rrugët që të çojnë në bregdet ose në zona të tjera turistike, janë të bllokuara.

Autostrada Tiranë- Durrës është bllokuar që në mëngjes, edhe për shkak të një aksidenti që ka ndodhur. Dy makina janë përplasur dhe procedura e policisë ka ndaluar gjithë trafikun, që ‘gia’ është shumë i rënduar sot.

Qytetarë të shumtë janë nisur sot për në bregdet si nga Tirana edhe nga Kosova; por janë bllokuar në rrugë.

Policia ka njoftuar se ‘Autostrada Tiranë-Maminas: Në orët e mëngjesit ka patur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit. Kanë ndodhur 4 aksidente me dëme materiale(përplasje mjetesh) dhe një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi’.

Të njëjtin fat ka pësuar drejtimi për nga Veriu i Vndit. Rruga Tiranë- Shkodër është shumë e bllokuar në segmentin Fushë- Krujë- Milot. Por më problematik është segmenti nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi ku shumë pushues shqiptarë kalojnë fundjavat ose edhe pushime më të gjata.

“Pasdite pritet rëndim i situatës dhe ngarkesë mjetesh në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Mbikalimi-Maminasit si dhe në aksin Durrës -Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore pas orës 16:00 do të përforcohen me të tjera shërbime shtesë për të përballuar flukset e kthimit dhe të hyrjes në Tiranë’ vazhdon njoftimin Policia.

Më e mira është të presësh ditët e javës. Po sikur edhe ditët e javës të bëhen të gjithë ‘të shkathët’ dhe ta ruajnë pushimin për këto ditë?

Arsyetimi bllokohet, edhe rrugët janë bllokuar.

Veritas.com.al/

FOTO/ Aksident në autostradë, lëvizja nga Tirana në Durrës një mision i pamundur

(FOTO: egmenti Tiranë- Durrës)/