Nga L. Skiro/
Sikur Prokuroria të prodhonte miell ose fruta, vendi ynë do të ishte kthyer ne eksportues për rajonin. Të tjerët nuk bëjnë asgjë. Megjithëse prej kohësh është ngritur akuza shumë e rreptë kundër Drejtësisë, pa hezitim mund të themi se vetëm ‘Drejtësia’ e mbajti shtetin më këmbë- me aq sa e mbajti…
Njerëzit që gjykojnë në gjykata dhe disa prokurorë- të paktën janë të arsimuar dhe kanë mësuar përmendësh disa formula korrekte të natyrës ‘shtet’. Ndërsa politikani, polici dhe trafikanti- janë njësoj; tmerrësisht tallave, të pa qartë, të bezdisshëm dhe arrogantë… Me këta nuk do të mbahej më këmbë shteti.
Ja ku jemi sot. Sot, ditë e parë e javës, që në mëngjes në derën e Prokurores së përgjithshme kanë trokitur dy ambasadorë të Veriut të Europës: nga Austria dhe nga Suedia. Me siguri, fakti që në kryeqytetet e tyre dy ambasadorët kanë marrë leje që të jenë së bashku në një takim me Prokurorin e vendit- dëshmon se agjenda e Prokurores është e ngjeshur. Ky fakt tregon se edhe ‘sëmundja’ e vendeve evropiane është trafiku i njerëzve dhe iu narkotikëve drejt tyre.
Me politikanët dhe me policët as që mund të shërohet kjo plagë.
Por edhe javën e kaluar lajmet kryesore kanë qenë mbi trokitjet e ‘botës’ në derën e Prokurorit të Përgjithshëm: Ambasadori i SHBA, ambasadore e BE, të dërguar të aleatëve….
Shqipëria, me sa duket, ka nvojë për një vetëpastrim; gjë që mund të ndodhë duke u nisur nga Prokuroria dhje Gjykatat.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë një “shënim’ të ortë për Policinë në lidhje me një nga manifakturat e mëdha të prodhimit të kokainës në vendin tonë. Manifaktura e Xibrakës, ku u kapën disa bosë të mafies, kryesohej edhe nga nipi i diktatorit Hoxha. Gjykata sot deklaroi se ‘aksioni kundër krimit të manifakturimit të drogës’ ishte dekonspiruar; madje edhe ‘shkatërruar’ si prova. Policia, njësoj si të ishte pjesëmarrëse në krim, sapo mori vesh se u zbulua, ndërhyri për të arrestuar ata që ishin. Kjo ishte taktika më e mirë alias mafie, e cila siguroi fshehjen e destinacionit për ku ishte prodhuar droga dhe pjesëmarrësit e tjerë- ndoshta bosë më të lartë.
Por Policia bëri llogarinë: Dorëzojmë këta që u kapën, q ëtë shpëtojmë të tërën!
Puna e shtetit ndodhet në duar të Drejtësisë.
Veritas.com.al/