Nga: L. Skiro/ Veritas

Sot në ora 10.00 nis seanca e dytë e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë, mbi çështjen “Tahiri”. Prokuroria kërkon që të arrestohet Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm dhe aktualisht deputet i PS në Kuvend. Gjatë seancës së djeshme për të njëjtën çështje, maxhoranca socialiste ka përdorur ‘fuqinë’ e votës popullore për të vepruar kundër srejtësisë. Maxhoranca përdori të gjitha manovrat për të mbrojtur Tahirin, tashmë të shpallur nga prokuroria si ministër ‘bashkëpunëtor me banda kriminale”

Prej katër vjetësh Polica Italiane ka kryer përgjime mbi vperimtarinë ‘kriminlae’ siç e quan ajo, të ministrit Tahiri, në bahskëpunim me bandat që trafikojnë drogë dhe armë në Itali.

Partia Socialiste, brenda ‘ciklonit’ të saj, dje vendosi që të mbrojë ‘me çdo kusht’ ministrin ‘bandit’ dhe të hedhë poshtë kërkesën e prokurorisë për të vendosur drejtësi dhe pushtet mbi krimin në brigjet e Adriatikut.

Sot, në seancën që nis në ora 10.00 shteti, i përfaqësuar tashmë më së shumti nga Partia Socialiste, ndodhet para provës:

Do të përdorë PS gjitë pushtetin e rëndë që i dha votuesi më 25 qershor, për të mbytur drejtësinë dhe për të vendosur mbi drejtësinë pushtitn e vet? Në se bëhet kjo atëherë mund të themi që sot se u kthyem në ‘partinë shtet’ nga e cila kemi vuajtur gjysmë shekulli. Nëse bëhet kjo, atëherë popullit i thuhet se ‘ke vrarë veten’ pse votove në masë një parti të vetme

Do të sfidojë PS gjithë përpjekjet e popullit shqiptar dhe të aelatëve ndërkombëtar për një Reformëq në Drejtësi? Nëse nuk ‘lëshohet’ ministri ‘bandit’, atëherë kurrë nuk mund të ketë hap përpara në Drejtësi. Drejtësia kthehet në thundër për njerëzit normalë dhe në kërbaç në duar të dhunshme të krimit.Atëherë njeriu i zakonshëm duhet të kërkojë vrimë ku të futet nga këta kriminelë.

Do të fshihet krimi pas Tahirit? Tahiri është vetëm ‘maja e aisbergut’ e krimit qeveritar në Shqipëri. Varfëria e thellë e këtij populli i ka rrënjët në krimin qeveritar, i cili vjedh, dhunon, grabit, dhe më në fund ngre pushtet mbi varfërinë që ka krijuar duke vjedhur. Nëse PS nuk dorëzon ministrin ‘bandit’ atëherë pritet që në këtë vend të mbushen rrugët me të varfër, të mushen me njerëz të mërzitur që sulmojnë këdo, me epidemi dhe viktima rrugëve. Varfëria nuk ka limit në kohën kur qeveria dhe qeveritarët marrin të drejtën me ligj (si në rastin konkret) që të grbisin, të vrasin dhe të mbrohen nga partia- shtet.

Do të sfidojë Shqipëria ‘e krimit’ të gjithë botën moderne. Gishti i botës është drejtuar mbi Shqipërië ku krimi është ‘barbar’ dhe droga e prodhuar këtu pushton Europën. Aleatët perëndimor kërkojnë që Shqipëria të pastrohet nga xhungla e krimit me qëllim që të lejohet të lëvizë në territor politika përparuese në rajon e më tëj. Nëse nuk lejon PS sot që të dorëzojë Tahirin, këtu mbyllet rruga për Perëndimin dhe Euroatlantizmin.

Nëse nuk dorëzohet Tahiri sot, atëherë çfarë pritet? Mos vallë këta presin që të zbarkojnë ndërkombëtarët për të arrestuar ministrin ‘bandit’ dhe bandat kudo që nga qeveria e poshtë? Mos vallë do të praktikohet për herë të parë që një vend i NATO-s, Shëipëria, të invadohet nga forcate  NATO-s për të pastruar terrenin e vet?

Prova e shtetit sot është e rëndë.

Veritas.com.al/