Turma njerëzore janë formuar jashtë qendrave të votimit në Catalonia para nisjes së referendumit për pavarësi, i kundërshtuar nga qeveria Spanjolle.

Qeveria Catalane thotë se kutitë e voitimit janë gati dhe parashikon një pjesëmarrje shumë të madhe në votime.

Madrid është zotuar se do t’i ndalojë votimet që janë deklaruar të paligjshme nga gjykata.

Disa makina të policisë shtetërore kanë lënë bazat e tyre në portin e kryeqytetit rajonal, Barcelona, teksa zyrtarët janë dislokuar për zbatimin e ligjit dhe të rregullit.

Mijëra mbështetës të separatistëve kanë bbllokuar shkollat që janë kthyer në qendra votimi. Brenda shumë prej tyre janë prindër dhe fëmijët  e tyre që qëndruan në ndërtesa pas mbarimit të mësimit të Premten dhe shtruan në dysheme për të fjetur nëpër sallat e gjimnastikës.

Policia insiston se qendrat e votimit nuk do të lejohen të hapen dhe prandaj ata që kanë qëndruar brenda do të nxirren.

Në disa zona, fermerët kanë vendosur traktorët në rrugë dhe përballë dyerve të qendrave të votimit- raporton media Spanjolle- dhe portat e shkollave janë hequr me qëllim që të bëhet më e vështirë për autoritetet për t’i okupuar ndërtesat. f.

Si do të shpaloset dita?

Organizatorët e Referendumit u kanë bërë thirrj votuesve që të kthehen “për të mbrojtur” qendrat e votimit në ora 05:00 (03:00 GMT) dhe të presin që votimet të nisin në ora 09:00. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë paqësore në çdo aksion policie.

Votuesit janë mbledhur jashtë qendrave të votimit para se të agonte, duke sfiduarautoritetet Spanjolle.

Fletët e votimit mbajnë vetëm një pyetje: “E doni Catalonian që të jetë shtet i pavarur në formë Republike”. Aty ndodhen dy kuti: “Po”, ose “Jo”.

E diela mund të jetë “ditë e rëndësishme për demokracinë” ka thënë zëvendës- presidenti rajonal, Oriol Junqueras për TV3, kanali më i rëndësishëm televiziv Catalan.

Veritas.com.al/