Duke filluar nga ora 17:00 e ditës së sotme, disa segmente rrugore në Tiranë do të jenë të bllokuara për shkak të mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike.
Policia e kryeqytetit bën me dije akset rrugore që do të kenë kufizime qarkullimi:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshëm i linjave urbane si:
Linja Urbane e Tiranës së Re, linja Urbane Kamëz-Tiranë-Kamzë , linja Urbane TEG-Kopshti Zoologjik-Qendër-ish Stacioni i Trenit, etj.
Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vijnë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:
Ardhja nga Sheshi Shqiponja – tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”;
Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme);
Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë;
Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi sheshin në afërsi të Maternitetit të Ri.
Veritas.com.al/