Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, njëra e thirrur nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe tjetra e thirrur nga deputetët e Partisë Mundësia Erald Kapri dhe Agron Shehaj.

Interpelanca janë thirrur edhe me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi si dhe ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 1.6.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
6. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.
7. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Gjin Gjoni.
8. Interpelancë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore”.
10. Projektligji “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *