Nuk mund të thuash akoma se ishte dita më e nxehtë; vala e të nxehtit sapo ka nisur ta godasë vendin tonë

Sipas Meteoalb pika më e nxehtë e vendit sot ka qenë Vlora. Mësohet se temperaturat në këtë qytet kanë qenë 36.3°C, ndërsa për shkak të lagështirës vlerat ndiheshin sikur të ishin 48°C.

“Qyteti i Vlorës SOT shumë i nxehtë: Temperatura  36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, bën që temperatura të ndihet  si48°C.”, thuhet në një postim të Meteoalb në ‘Facebook’.

E njëjta situatë është ndjerë edhe në Tiranë, ku termometri ka shënuar 37 °C por është ndjerë në 43 °C.

Situata paraqitet alarmante edhe në Europë, ku sipas Meteoalb temperaturat nga Jugu deri lart në Qendër kapin vlerën e 36°C në Alpet Europiane por mbi 44°C në gadishullin Iberik.

Veritas.com.al/