
Në bashki ka nisur mbledhja e komisionit për çështjet ligjore dhe sociale. Në rend dite do të jetë kërkesa që kanë bërë këshilltarët e PS për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Ndërkaq, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet pasdite për të votuar kërkesën e PS për shkarkimin e Erjon Veliajt.
Në përgjigje të kërkesës së kryebashkiakut për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar në këtë mbledhje, Keshilli Bashkiak i kërkoi një ditë më parë Veliajt të paraqesë me shkrim vërejtjet e tij, që të shqyrtohen në mbledhje nëse ai nuk do të jetë i pranishëm.
Por Veliaj në përgjigje thotë se Këshilli duhet të vendosë me votë për praninë e tij aty.
“Në mbledhje do të futet në rend dite, procedura për shkakrimin e Erion Veliajt. Pritet që pjesë e kësaj mbledhjeje të diskutohet edhe sa i përket kërkesës së Erion Veliajt, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Mbetet për t’u parë se si do jetë dinamika, nëse Veliaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Pritet që në orën 16:00, Këshilli Bashkiak të votojë pro ose kundër shkarkimit të Erion Veliajt.”, raportoi ndër të tjera gazetarja Greta Bullari./abcnews.al
Komente