( FOTO: Geert Wilders, majtas, dhe kryeministri Mark Rutte dolën “kokë më kokë” gjatë debatit televiziv)/
Votuesit po shkojnë në qendrat e votimit të Holandës në njërën nga tre zgjedhjet kyç që e presin eurozonën këtë vit.
Gara është e dominuar nga partia e qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte dhe nga Partia e Lirisë e Geert Wilders, i cili garon me platformën e tij kundër emigracionit.
Zoti Rutte ka thënë se zgjedhjet janë një shans për votuesit që “të mundin llojin e gabuar të populizmit”.
Zoti Wilders ka premtuar se do ta nxjerrë Holandën nga BE, se do të mbyllë të gjitha xhamitë dhe të ndalojë Kuranin.
Partia e Lirisë e tij ka udhëhequr sondazhet mbi zgjedhjet, por sondazhet kanë shënuar edhe një rënie te mbështetjes ndaj tij.
Franca shkon në zgjedhje muajin ardhshëm për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa Gjermania po bëhet gati për të mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në Shtator.
/Veritas.com.al/