Shqipëria sot mban zgjedhjet parlamentare që në historonë e plurzlizmit poitik mund të quhen ‘më të diskutueshmet’. Ishin dekretuar për datën 18 qershor, por u shtynë nën presionin e Opozitës që kërkoi garanci për ‘zgjedhje të lira e të nderhsme’. Pas një proteste 90 ditore të opozitës, u desh ndërhyrja e aleatëve perëndimore për të ndërtuar marrëveshje mes qeverisë e opozitës.

Sot zgjedhjet zhvillohen nën një vemendje të veçantë dhe në një atmosferë mosbesimi mes palëve.

Megjithëse në qeveri marrin pjesë të tre forcat e mëdha politike, qeveria ndodhet nën një ‘grackë’ për arsye se aleatët nuk zbatojnë vendimet e kryeministrit.

Policia e shtetit është e dyshuar se do të ndërhyjë në proces. Dyshohet se votat do të blihen me paratë e ‘lira’ të përfituara nga korrupsioni ose trafiku i drogës.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka hapur sot zyrtarisht votimin duke votuar i pari në orën 7:00 tek Liceu Artistik dhe duke dhënë mesazhin se gjithçka është gati. “I kemi bërë të gjitha përpjekjet për një proces të qetë,” deklaroi ai.

Qendrat e votimit do të jenë hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

Në vend janë regjistruar 3.4 milionë zgjedhës, që do të votojnë për 2666 kandidatë për deputetë.

Shifrat janë bërë zyrtare nga KQZ-ja:

Marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

Kanë të drejtën e votës 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.

Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.

Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Veritas.com.al/