Sot mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Në sallën ku po bëhet intervistimi i kandidatëve nga KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Ndërkohë mungon 1 nga 11 anëtarët e KLP që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

11 anëtarët e KLP-së që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i ka uruar sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.

Vijon.