Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur, per akuzen e shkeljes se barazise ne tendera  lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Përfaqësuesit  ligjore janë paraqitur në SPAK për tu njohur me përfundimin e hetimeve. Vete Ndreca nuk ishte i pranishem po perfaqesohej nga avokati Ermal Yzeiraj.

Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtareve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *