Nga hetimet, organet e Vettingut kanë pësuar një tjetër goditje. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është pezulluar nga detyra. Ai akuzohet për “falsifikim dokumentesh”. Në njoftim thuhet se Daci ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore “largim nga puna”.

 Luan Daci në vitet 1994-1997, ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″.

Lexo edhe :   Shembja e Teatrit Kombëtar/ Flet Kreu i SPAK

Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 ″Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 ″Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Lexo edhe :   Shembja e Teatrit Kombëtar/ Flet Kreu i SPAK

Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.54, datë 20.05.2020 ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.