Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare për Alqi Bllakon, ish Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Prokurori Dritan Prençi tha se Bllako është zyrtar i lartë shtetëror dhe kërkuan shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste.
Nëse dënohet, do vuajë dënimin 5 vite burg me gjykim te shkurtuar 3.4 vite burg si dhe 5 vite nuk do ushtrojë funksione publike.
Per Bllakon, kjo është hera e dytë që jepet pretencë për inceneratorin e Tiranës, pasi apeli i GJKKO e riktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.
Në vendimin e parë që u prish, Bllako ishte dënuar me 4 vite burg që zbriste në 2.8 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Komente