Prokuroria e Posaçme, SPAK ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie”.

Aktualisht Berisha është në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe i ndalohet që të dalë jashtë vendit.

Mirëpo, pavarësish kësaj mase, ish-kryeministri ka refuzuar që të paraqitet në gjykatë. Kjo sepse ai i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza, duke i cilësuar si sulme politike të kryeministrit Edi Rama.

Sipas SPAK, Berisha ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani.

(A2CNN)