Avokatët e Arben Ahmetajt, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish ministrit, kanë deklaruar se ai nuk ndodhet në Shqipëri. “Ai nuk ndodhet për momenbtin në Shqipëri”, mësohet të kenë thënë ata, raporton gazetarja Esiona Konomi.
SPAK i kërkoi Kuvendit që mbledhjet për të vlerësuar arrestimin e Ahmetajt të bëhen të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Prokuroria Speciale i ka dërguar Kuvendit edhe materiale voluminoze që sqarojnë 6 episode korrupsioni ku dyshohet të jetë përfshirë Arben Ahmetaj./abcnews.al